Bota

Infektohet me Covid-19 këngëtarja amerikane Pink. Dhuron 1 milionë dollarë për testet e koronavirusit

4 Prill 2020, 14:50 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 këngëtarja amerikane Pink. Dhuron 1

SHBA- Këngëtarja e njohur amerikane Pink, ka rezultuar pozitive më Covid-19. Këtë e ka bërë vet të ditur këngëtarja ku ka thënë se do të dhurojë 1 milionë dollarë, që qytetarët të kryejnë falas testimin e koronavirusit.

Fituesja e çmimeve Grammy, është shprehur se është infektuar nga djali i saj, pasi ai kishte shfaqur simptoma dy javë përpra se kjo të kryente testimin.

“Ne duhet ta bëjmë testimin pa pagesë dhe ta zgjerojmë më shumë, për të mbrojtur fëmijët tanë, miqtë dhe komunitetet tona”, -tha Pink.

Në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë konfirmuar 278,458, të infektuar me koronavirus dhe mbi 7 të tjerë kanë humbur.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kotonavirusi ne shba pink kotonavirusi ne shba pink

Sondazh

Poll