Bota

Tragjike në Britani/ Shkon në 4613 numri i viktimave nga Covid-19

4 Prill 2020, 15:44 Nga DOSJA
Tragjike në Britani/ Shkon në 4613 numri i viktimave nga Covid-19

BRITANI-Në Britaninë e Madhe është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 708 persona duke e çuar në 4613 numrin total të vdekjeve.

Po ashtu  është rritur edhe numri i të infektuarëve ku gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar i 3735 persona dhe numri total ka shkuar në në 41 903.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi.

Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:telegraph.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne angli koronaviruis ne angli

Sondazh

Poll