Politike

Basha: Teatri Kombëtar është futur në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë

4 Prill 2020, 08:50 Nga DOSJA
Basha: Teatri Kombëtar është futur në listën e

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se Teatri Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur. Basha shprehet se ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat.

Reagimi: 

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Falemnderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha teatri kombetar lulzim basha teatri kombetar

Sondazh

Poll