Politike

Tjetër LAJM I MIRË/ Kryeministri Rama: 10 të shëruar sot. Shkon në 99 totali i ‘fitimtarëve’

3 Prill 2020, 21:43 Nga DOSJA
Tjetër LAJM I MIRË/ Kryeministri Rama: 10 të shëruar sot.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se ditën e sotme 10 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Të 10 kanë lënë ambientet e spitalit Infektiv dhe janë nisur për në shtëpi, ku do të vazhdojnë vetë-izolimin edhe për 2 javë të tjera. 

“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot,”-shkruan Rama në një postim në Facebook.

Numri i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 99. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.  Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll