Politike

Deklarata e FORTË, kryeministri Rama: Po studiojmë mundësinë e përdorimit të hashashit, kemi avancuar

3 Prill 2020, 20:41 Nga DOSJA
Deklarata e FORTË, kryeministri Rama: Po studiojmë mundësinë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se po studiohet mundësia që të legalizohet kultivimi i hashashit mjekësor në Shqipëri.

Në një lidhje live me emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i qeverisë u shpreh se kultivimi i kanabisit do të përdoret vetëm për arsye shëndetësore. Në studio gjithashtu u diskutua lidhur me vendet që deri më tani kanë lejuar kultivimin e lëndës narkotike, si Greqia apo edhe Maqedonia e Veriut.  

PJESË NGA EMISIONI:

Arjan Çani: Gojët e liga thonë se hashashi bën shumë mirë për shërimin e koronës, a mos ndoshta ka ardhur momenti që… S’do ishte keq, edhe ndonjë lekë do kishte më shumë.

EDI RAMA: Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë. Të tjerë e kanë bërë. Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit. Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Siç e kanë pothuajse të gjithë. Disa e kanë më të hapur por jo kaq.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama per kanabisin edi rama rama per kanabisin

Sondazh

Poll