Aktualitet

Vrasja e avokatit në Elbasan, reagon ish-deputeti Luçiano Boçi: Nuk është thjesht larje hesapesh

22 Mars 2019, 19:27 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit në Elbasan, reagon ish-deputeti Luçiano

ELBASAN- Krimi ka goditur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje avokatin e njohur, Ravik Gurra, i cili ka mbrojtur çështjen “Shullazi” apo familjen Çapja.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe ish-deputeti i Elbasanit nga Partia Demokratike, Luçiano Boçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se qyteti është nën pushtetin e terrorin e bandave.

Sipas Boçit, “Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.”

Postimi i plotë:

ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet avokati i shullazit elbasan ravik gurra vrasje në elbasan vritet avokati i emiljano shullazit ekzekutohet avokati i shullazit elbasan ravik gurra vrasje në elbasan vritet avokati i emiljano shullazit

Sondazh

Poll