BE-ja emëron zyrtarisht të dërguarin e posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi
3 Prill 2020, 20:26Nga DOSJA
BRUKSEL- Këshilli Evropian emëroi të premten edhe zyrtarisht diplomatin sllovak Miroslav Lajçak si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor. Në një njoftim të Këshillit Evropian thuhet se “detyrat e përfaqësuesit të ri të Posaçëm të Bashkimit Evropian, do të jenë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës…”.
Diplomati Lajçak do të fillojë menjëherë nga puna me një mandat fillestar prej 12 muajsh. Debatet që i paraprinë emërimit të zotit Lajçak, kishin nxitur mëdyshje te një pjesë e vendeve të BE-së dhe në Kosovë, meqë vendi i tij është një nga pesë vendet evropiane që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Edhe shefi i tij, Josep Borrell, shef i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, vjen nga Spanja, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall më shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.
Në Kosovë presidenti Hashim Thaçi, ishte shprehur kritik ndaj paralajmërimeve për emërimin e zotit Lajçak.
“Misioni i tij është i prirë të dështojë, sepse ai ka punuar që Sllovakia të mos e njohë Kosovën si dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, shkroi ditë më parë presidenti Thaçi.
Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara emëruan zotin Mathew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor e më pas ambasadorin Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.
Në fillim të këtij viti zoti Grenell, siguroi marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, në një periudhë kur kishte filluar viti i dytë i pezullimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe.
Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi u hodh ideja për një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan.
SHBA-Sipas një sondazhi të bërë 6200 mjekë të 30 vendeve të ndryshme në botë ka rezultuar se ilaçi kundër malaries që quhet hidroksiklorokinë është mjeki...
FRANCË– Shkon në 6.507 numri i përgjithshëm i viktimave në Francë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 588 vdekje të tjera.Ndërsa numri i të...
KOSOVË– Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja në Kosovë të infektuar me Covid-19 dhe numri total ka shkuar gjithsej në 132.Këtë e ka bërë me d...
SHBA– Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë p...
GJERMANI- Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte në Gjermani ka habitur me deklaratën e tij pasi është shprehur se është infektuar qëllimisht me sëmu...
UKRAINË– Ukraina ka njoftuar se do të nis për në Itali 13 mjekë dhe 7 infermierë për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit.Lajmin e ka bërë me dije m...
Bota 3 Prill 2020, 17:34
GJERMANI– Ai ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...
GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 3 viktima nga Covid-19 në Greqi duke e çuar në 59 numrin total. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 99 raste ...
NEW YORK-Sipas shkencëtarëve Evropa Lindore dhe Ballkani deri më tani janë vendet më pak të prekura me sëmundjen e koronavirusit. Ata këtë situatë e kanë lidhur...
ITALI– Numri i viktimave në Itali është rritur sërish në 24 orët e fundit duke rënduar akoma më tej bilancin e luftës më COVID-19. Sipas raportit të Emergjencav...