Bota

Ukraina i vjen në ndihmë Italisë/ Dërgon 13 mjekë, 7 infermierë dhe pajisje mjekësore

3 Prill 2020, 17:41 Nga DOSJA
Ukraina i vjen në ndihmë Italisë/ Dërgon 13 mjekë, 7

UKRAINË– Ukraina ka njoftuar se do të nis për në Itali 13 mjekë dhe 7 infermierë për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një postim në rrjetet sociale ku ka thënë në Itali do të mbërrijnë nga Ukraina një avion me ekipin mjekësorë dhe me pajisje, për t’i ofruar ndihmën mjekëve vendas. Ndërkohë ai nuk ka harruar ta felenderojë Ukrainën për ndihmë në këto kohë të vështira.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kornavirusi ne itali kornavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 17:34

GJERMANI– Ai  ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...