Bota

Konfirmohen dhe 6 raste të reja. Shkon në 132 numri i të infektuarëve në Kosovë

3 Prill 2020, 19:08 Nga DOSJA
Konfirmohen dhe 6 raste të reja. Shkon në 132 numri i të

KOSOVË– Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja në Kosovë të infektuar me Covid-19 dhe numri total ka shkuar gjithsej në 132.

Këtë e ka bërë me dije Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku ka njoftuar se të gjitha rastet e prekuar ditën e sotme janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu ka njoftuar se vetëm sot janë kryer 105 testime dhe fatmirësisht 6 persona kanë lënë spitalin.

Njoftimi i IKSHPK

“GJASHTË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19! Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16). Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar. Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 17:34

GJERMANI– Ai  ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...