Bota

Infektohet qëllimisht me Covid-19, për të krijuar imunitet/ Zyrtari në Gjermani e pëson keq: Qenka më e vështirë se mend

3 Prill 2020, 18:12 Nga DOSJA
Infektohet qëllimisht me Covid-19, për të krijuar imunitet/

GJERMANI- Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte në Gjermani ka habitur me deklaratën e tij pasi është shprehur se është infektuar qëllimisht me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Ai ka thënë se virusin e ka marrë qëllimisht nga bashkëshortja e tij, pasi donte që të krijonte imunitet ndaj panemisë, por ka shtuar se gjërat kishin shkuar më keq seç e kishte menduar. 

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”,– u shpreh Dassel.

Ndërkohë ai është shprehur se po zbaton urdhërat dhe rregullat autoriteteve shëndetësore, dhe se nuk do të dilte nga shtëpia deri sa të ishin shëruar plotësisht.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: Weltde

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani stephan von dassel koronavirusi ne gjermani stephan von dassel

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 17:34

GJERMANI– Ai  ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...