Bota

U testua në më shumë se 30 shtete/ Hidroksiklorokina, ilaçi më i mirë për të luftuar pandeminë e Covid-19, efektet ‘m

3 Prill 2020, 20:22 Nga DOSJA
U testua në më shumë se 30 shtete/ Hidroksiklorokina,

SHBA-Sipas një sondazhi të bërë 6200 mjekë të 30 vendeve të ndryshme në botë ka rezultuar se ilaçi kundër malaries që quhet hidroksiklorokinë është mjekimi më i mirë për të luftuar pandeminë e Covid-19.

Por megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka prova se ky ilaç mund ta parandalojë pandeminë, por pavarsisht deklaratës shumë mjekë në Kinë, SHBA dh Europë e kanë përdorur tek pacientët.

Fillimsht ky ilaç u rekomandua nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, pavarsisht se shumë prej shteteve e morën si deklaratë ta pabazuar në fakte.  Ndërkohë para disa ditësh, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave e aprovoi në mënyrë urgjente që të përdoret tek pacientët.

Kurse guvernatori i shtetit të Michiganit, demokrati Gretchen Ëhitmer, kishte kërcënuar mjekët që do të përdorinin këtë bar, ndërkohë tani kërkon furnizime për të. 

Hidroksilklorikina është një ilaç që përdoret kundër malaries. Ilaçi ka edhe shumë efekte anësore duke përfshirë të përzierat, të vjella, humbje të dëgjimit, ndryshime në shikim dhe presion i ulët i gjakut.

Ndërkohë që po punohet ende për vaksinën e pandemisë, mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë.

Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hidroksiklorokina koronavirusi ne bote hidroksiklorokina koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2020, 17:34

GJERMANI– Ai  ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...