Bota

Teoria që po tundon shkencëtarët/ Vaksina e tuberkulozit ndikon tek vdekshmëria, dallimi bëhet në Gjermani, ‘Lindorja’

3 Prill 2020, 16:31 Nga DOSJA
Teoria që po tundon shkencëtarët/ Vaksina e tuberkulozit ndikon

NEW YORK-Sipas shkencëtarëve Evropa Lindore dhe Ballkani deri më tani janë vendet më pak të prekura me sëmundjen e koronavirusit. Ata këtë situatë e kanë lidhur me vaksinimin kundër turbekulozit që këta shtete e kanë  përdorur në masë, dhe si rezultat kanë pasur më pak viktima dhe më pak të infektuar.

Ekipi i studiuesve të drejtuar nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i Shkencave Biomjekësore në universitetin e Nju Jorkut tha se ata kishin zbuluar se vendet pa politika universale të vaksinimit anti tuberkuloz, si Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më shumë në krahasim me vendet e tjera.

Ata kanë kanë krahasur  Gjermaninë Lindore me Gjermaninë Veriore, ku kanë vënë re se numri i të prekurëve dhe viktimave në Gjermaninë lindore është tre herë më pak se në atë Veriore, duke qenë se  të gjithë njerëzit ishin vaksinuar me vaksinën kundër tubekulozit.

Po ashtu e njëjta situatë ishte mes Portugalisë dhe Spanjës. Ndërkohë pas këtij studimi  studiuesit australianë  kanë nisur menjëherë kërkimet për të vijuar me testimin në shkallë më të gjerë, për të parë nëse vaksinimi anti-tuberkuloz mund të mbrojë stafin shëndetësor nga koronavirusi.

Ndërsa Italia, e cila është me e prekura nga Covid-19, ka pasur ka pasur vaksinim të detyrueshëm për të gjithë popullsinë.

Nëse bëhet krahasimi midis politikave të vaksinimit kundër tuberkulozit në këto vende dhe përhapjes së Covid 19, mund të shihet qartë se vendet që kanë vaksinuar popullsinë e tyre si pjesë e programit universal të vaksinimit, janë në situatë shumë më të favorshme në betejën kundër koronavirusit.

Ndërsa në shumicën e vendeve perëndimore, vaksina nuk është më pjesë e protokollit të vaksinimit të fëmijëve si diçka rutinë dhe rekomandohet vetëm për personat që ka rrezik të lartë të sëmuren nga tuberkulozi si punonjësit e shëndetsisë, njerëz që vijnë nga vendet me shkallë të lartë infektimi me tuberkuloz dhe ata që janë në kontakt të afërt me dikë që ka tuberkuloz.

Në Evropën Lindore dhe në Ballkan, vaksina u jepet fëmijëve në vitin e parë të jetës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina e kanë vaksinën kundër tuberkulozit në protokollin e vaksinave për fëmijët deri në 1 vjeç.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: fortune

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vaksina kundër tuberkulozit koronavirusi ne bote vaksina kundër tuberkulozit

Sondazh

Poll