Bota

Vdesin 766 persona në Itali nga COVID-19, shkon në 14,681 numri total i viktimave

3 Prill 2020, 16:10 Nga DOSJA
Vdesin 766 persona në Itali nga COVID-19, shkon në 14,681 numri total

ITALI– Numri i viktimave në Itali është rritur sërish në 24 orët e fundit duke rënduar akoma më tej bilancin e luftës më COVID-19. Sipas raportit të Emergjencave Civile në Itali bëhet me dije se sot kanë humbur jetën 766 pacientë.

Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 14681, bilanc i cili ka çuar sistemin e shëndetësisë në kolaps.

Edhe ditën e djeshme u raportua se në shetin fqinj vdiqën 760 persona, vetëm 6 më pak se ditën e sotme. Por gjatë 2 javëve të fundit ka qëndruar në këtë shifër të lartë, duke bërë që numri në rang kombëtar të arrijë në afro 15 mijë të vdekur.

Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4,585 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 119,827. Po ashtu bëhet me dije se numri i të infektuarve aktiv është 85,388 dhe të shëruar janë 19.758.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll