Politike

“Mos je biri i Zotit se nga nëntori je prijësi i luftrave”, Rama: Pse është kënaqësi kjo? E sprovon njeriun në kufi q

3 Prill 2020, 19:37 Nga DOSJA
“Mos je biri i Zotit se nga nëntori je prijësi i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për 30 mjekët që u dërguar në Itali dhe tha se lutet që ata të kthehen shëndosh e mirë, pasi kanë shkuar në luftë. “Ata nuk kanë shkuar atje për lojë, por për luftë. Unë i lutem Zotit që të gjithë ata të kthehen shëndoshë e mirë, por janë në luftë. Nuk ka asnjë minoren në atë grup prej 30 vetash. Përgjigjen vet për vendimet e tyre”, ka thënë Rama.

Më tej në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Arjan Çani e pyeti Ramën nëse është biri i Zotit, pasi nga nëntori është prijësi i lufrave të zeza.

“Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi, e sprovon njeriun në kufi që nuk e ke menduar asnjëherë se do provohesh. Tërmeti ishte një betejë e jashtëzakonshme, por kjo është lufta e III Botërore. Është një luftë ku faktikisht të gjitha shtetet pavarësisht sa të zhvilluara janë, janë kapur në befasi dhe janë të gjitha në mbrojtje. Është një luftë që e ka bërë zero kapacitetin e ushtrisë moderne amerikane dhe atë të ushtrisë modeste shqiptare”, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arjan çani edi rama masat kunder covid 19 arjan çani edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll