Politike

“Këmbanë alarmi”, Basha deklaratë të fortë: Nuk po testohen qytetarë që kanë simtomat e COVID-19

3 Prill 2020, 18:41 Nga DOSJA
“Këmbanë alarmi”, Basha deklaratë të fortë:

TIRANË- Kreu i Partisë ka folur sot për menaxhimin e situatës së pandemisë që po bëhet nga qeveria. Në një intervistë për ABC News, Basha u shpreh se duhet bërë shumë testime për të parandalaur përhapjen e COVID-19.

Sipas Bashës shumica e ekspertëve janë dakord se kjo që shohim në shifra zyrtare, është maja e ajzbergut dhe tha se duhet të mobilizohet çdo resurs i domosdoshëm në Shqipëri për të për përballuar situatën.

Kam informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është këmbanë alarmi. E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit. Duhet të testohet gjurmohet personi, këto janë kërkesa të ekspertëve. Ne duhet të paktën të ngrihemi, të paktën në nivelin e Maqedonisë. Numri i viktimave dhe i personave të prekur është më i lartë se ai që raportohet”, deklaroi Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha masat kunder covid 19 lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...