Politike

Shqiptarët e mbetur jashtë, Rama: Nuk e hapim kufirin, nëse vini këtu rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve

3 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
Shqiptarët e mbetur jashtë, Rama: Nuk e hapim kufirin, nëse vini

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë pasi ata janë rrezik për jetët e të tjerëve nëse vijnë në Shqipëri. Kryeministri tha se kufijtë nuk do hapen sepse nuk kemi vende për të varrosur si në Bergamo.

Për sa i përket hapjes së kufive, dua të them këtë e më vjen keq. Më vjen keq kur u them bashkëqytetarëve tanë se nuk mund të vijnë dot në Shqipëri, për një arsye sa të thjeshtë dhe as të dhimbshme. Ne nuk i hapim kufijtë, pasi nuk kemi vend për të varrosur njëerëz, si në Bergamo e në vende të tjera, nuk kemi vend. Duke ardhur vini në rrezik, jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve, nëse qëndroni aty  jetën e keni të sigurtë. Lufta nuk sjell gëzime, por sjell vetëm viktima e plagë të panumdërsa. Kjo është Lufta III Botërore”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020 shqiptaret e bllokuar jashte edi rama masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020 shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...