Politike

Avokat shumë i njohur në New York, Rama tregon historinë e mikut të tij: Doli pozitiv me koronavirus, nuk bën dot testin e

3 Prill 2020, 16:43 Nga DOSJA
Avokat shumë i njohur në New York, Rama tregon historinë e mikut

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhjeje live me ndjekësit e tij ka treguar historinë e mikut të tij që jeton në Amerikë dhe luftën që ai po bën kundër koronavirusit.

Rama tha se miku i tij, avokat i njohur, kishte rezultuar pozitiv por ende po priste të bënte testimin e dytë për të mësuar nëse ia kishte dalë që të mposhte sëmundjen.


“Ata që janë në Shqipëri sot, do t’ja dinë për nder që i gjeti kjo luftë në Shqipëri. Dje në mëngjes mora një mesazh nga miku im avokat nga New York. Jeton në Manhatan. Më shkruante që për herë të parë do të doja të zëvëndësoja këtu ku jam me atë atje. Thuaji tha se kam pritur 8 ditë për të marrë përgjigjen për tamponin dhe dola me covid. Nuk dal dot që ta di a jam pastruar a jo, se nuk kam shans për të mabtjru radhën. Nuk ka njëri më shumë se unë që do të donte t’ua bënte rrogat san ë Gjermani. Partia e Sudes e ccoi njëherë Shqipërinë në greminë. Nuk është më për këtë popull. Mos kërkoni të marr ndonjë nga shembujt e tyre,”-tha Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qeratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi rama 3 prill 2020 edi rama koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...