Politike

Ish-deputeti i PD publikon VIDEO-n: Rrëzohet propaganda e qeverisë, pensionistët në radhë tek posta

3 Prill 2020, 19:02 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD publikon VIDEO-n: Rrëzohet propaganda e qeverisë,

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi ka hedhur sërish sot akuza kundër qeverisë. Ai ka publikuar një video të radhës së pensionistëve në radhë në Dibër, pasi posta nuk u ka dërguar pensionin në shtëpi siç është premtuar. Ish-deptueti krahas publikimit të video-s shkruan se pensionistët janë të detyruar të dalin nga shtëpitë, pasi nuk i ndihmon askush.

“Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare! ?Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit. ?Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e coëid19 . Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;

Qytetarëve të pa punë Të punësuarve në biznesin e vogël Bujqve dhe fermerëve Përpara të sëmurëve invalidë Përpara pensionistëve ?Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet… ?Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat. ?Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran”, shkruan Gjunshki.

Më herët qeveria u ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi pensioni do u dërgohet në shtëpi me postë. Por kjo deklaratë duket se nuk është vënë në jetë, por nga ana tjetër pensionistët kërkojnë që të mos qëndrojnë në shtëpi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 xhemal gjunkshi masat kunder covid 19 xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll