Politike

‘Mjekët e kanë rrogë 10 mijë euro, u vjedhin qytetarëve’/ Rama kapet keq me komentuesin: Turp nuk ke? Ata po nxjerrin v

3 Prill 2020, 16:40 Nga DOSJA
‘Mjekët e kanë rrogë 10 mijë euro, u vjedhin

TIRANË– Një prej komentuesve ka mërzitur kryeministrin Edi Rama gjatë një komunikimi “live” me ndjekësit e tij. Komentuesi ka përmendur fenomenin e mitëdhënies mes bluzave të bardha, duke bërë që kreu i qeverisë t’i kthehet keq. 

Rama theksoi se mjekët dhe infermieret janë në vijën e parë për t’i mbrojtur të gjithë nga koronavirusi. 

Pjesë nga ‘live’ i kryeministrit Edi Rama

PYETJE: Mos u merrni me doktorat e kanë 10 mijë euro rrogën nga ato që iu vjedhin njerëzve.

Edi Rama: Turp nuk ke që nuk e ke kuptuar që janë heronj? Po mos të ishin ata që të kacafyteshin për të nxjerrë vdekjen nga trupi nuk do ishim fare duke folur bashkë. Si mund të shahen dhe ofendohet ata që po rezistojnë atje për të gjithë ne? Gjithë populli lutet për ta. Pa ta nuk kam jetë.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qeratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi rama 3 prill 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...