Politike

Rama njofton aksionin: Pas koronës në Kuvend do nisim luftën kundër informalitetit. Do merremi seriozisht me punën në të

3 Prill 2020, 16:32 Nga DOSJA
Rama njofton aksionin: Pas koronës në Kuvend do nisim luftën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se në terren po ndiqen rastet e atyre që abuzojnë me çmimet, pasi është një problem që është ngritur nga qytetarët. Kreu i qeverisë më tej u shpreh se  pas luftës me koronën do nisë një luftë në Kuvend për informalitetin, pasi ai është aleati i armikut.

“Lobuat për tregun por çmimet janë rritur. Jua kam thënë që ditën e parë, nëse më sillni rastin e një lufte që çmimet nuk rriten, do ta ndjekim atë rast. Janë rritur shumë më pak seç do të ishim po të mos ishim çdo ditë në terren.

Informaliteti është aleati i armikut. Dhe kur unë kërkoja dhe kërkoj sanksione të rëndë për ata që mbajnë njerëz në të zezë, për të cilëve kemi regjistruar gati 200 mijë njerëz, nuk e kam menduar se do plaste lufta. Kur të kthehemi në parlament do të merremi seriozisht me punën në të zezë. Shumëkujt i duken budallenj ata që sigurohen se e kanë mendjen të fitojnë sot për sot”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qeratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitetit edi rama masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020 aksioni anti-informalitetit edi rama masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...