Politike

Rama: Të hënën shqyrtohen 1000 pagat e para të luftës, do rrisim garancinë sovrane për biznesin e madh

3 Prill 2020, 16:26 Nga DOSJA
Rama: Të hënën shqyrtohen 1000 pagat e para të luftës,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në një komunikim me qytetarët se të hënën do shqyrtohen 1000 pagat e para të luftës. Rama po ashtu bëri me dije se po studiohet që të rritet edhe fondi 100 milionë për garanci sovrane nga shteti që të paguajë puntorët.


Më thotë Fatma mos bjerë në melankoli por na jep zgjidhje. Lufta ka ardhur për të na bërë dëme të mëdha për të na krijuar halle që nuk e kishim imagjinuar. As unë në punën që jam i nderuar të bej dhe as ju. Ata që kanë humbur punën në një kompani, ne do të ndjekim dinamikën dhe kemi bërë një masë që fillon të zbatohet ditën e hënë. U kemi dhënë në dispozicion një garanci për të paguar ata  dhe të mos i heqin nga puna. Këta të partisë së Sudes thonë që nuk do funksionojë. Do ta shohim. Jemi gati që të rrisim 100 milionëshin. I shohim çdo ditë emër për emër të gjithë ata që goditen nga kjo luftë.

Nuk i themi që ty të hoqi kompania. Po mendojmë si do ta bëjmë mbështetjen dhe do ta themi kur ta kemi shumë të qartë, kur të kemi tek llogaritë e domosdoshme. Tani kam dëgjuar që fatkeqësisht është përsëritur që ato që kemi thënë nuk janë bërë akoma. Është gënjeshtër. Ndihmohen dyfish ata me ndihmë ekonomike. Të hënën miratohen 1000 aplikimet e para pë rata që kanë aplikuar për pagat e luftës. E kështu me radhë. Pensionistët brenda datës 21 do të marrin një më të lartë se ai që kishin. Kur shfaqen pensionsitë në imagjinatën tuaj, ça mendoni ju se ka ndryshuar? Apo mendoni se do hanë më shumë? Siç hani ju që jeni tek ai grupi që rrinë në shtëpi dhe kujton Facebook-un tim si kafene. Në vazhdim të pyetjeve, Aleksandi thotë çfarë në thua për administratën kur do fillojmë punë se kemi letra për të bërë. O Aleksandër kemi jetën tëndë dhe të familjes për të mbrojtur”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qeratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(a.b/k.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 16:06

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma pë...