Politike

Rama detajon vendimin: Ata që e kanë qiranë të vetmin burim të ardhurash do ndihmonen nga shteti, do ketë subvencione

3 Prill 2020, 15:54 Nga DOSJA
Rama detajon vendimin: Ata që e kanë qiranë të vetmin burim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhviluar një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije masat e reja që janë marrë nga qeveria. Në deklaratën e tij, Kryeministri tha se të gjithë ata që jetojnë vetëm me një objekt që e kanë dhënë me qera do ketë subvensione nga shteti, nuk do lihen pa ndihmuar.

PJESË NGA DEKLARATA

Këtu jemi përpara disa kategorish, ne nuk e bëjmë për të gjithë, nuk mund t’u themi dot bizneseve të mëdha që bëjnë miliona lekë xhiro që të mos paguajnë qera. Por ata që punojnë dhe kanë biznes të vogël, ne u themi që jemi në naën tuaj dhe nuk lejojmë askënd që t’i nxjerrë nga ambienti juaj. Të gjithë e kanë bërë me një afat. Ne nuk u themi disave që kanë dhënë me qira një pronë dhe jetojnë me këtë me qira dhe jetojnë me të.

U thash dje, që vendimi do ketë detajime, do ketë njoftim nga Drejtoria e Tatimeve. Dëgjojeni me kujdes, individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera do jemi në që do i mbështesim ne në këtë periudhë do ketë subvensione. Ashtu do mbështesim dhe bizneset e vogla. Partia e Sudes e ka shumë kollaj, sjell një faturë që do kishte tronditur edhe Francën në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Si recetat magjike të Sudes. Shqiptari e ndan bukën, e për bukë nuk ka vdekur.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e qirave masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020 edi rama falja e qirave masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll