Politike

Rama flet sërish për qeratë: Ndërhyrja e shtetit do të ishte skandal, por jemi në ‘luftë’. APELI për opozitën

3 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
Rama flet sërish për qeratë: Ndërhyrja e shtetit do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje “live” foli sërish për aktin normativ për qeratë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë pranoi se ndërhyrja e shtetit në një marrëveshje private do të ishtë një skandal por theksoi se kjo nuk ishte një situatë normale por një kohë lufte.  Më tej, Rama u shpreh se qiramarrësit nuk kishin mundësi të paguanin pasi kishin mbetur të mbyllur brenda shtëpisë për shkak të masave të marra për koronavirusin. Gjithashtu numri një i maxhorancës, kërkoi nga opozita, e cila është shprehur se akti normativ për qeranë do të shkaktonte përplasje sociale, që të bënte thirrje për solidaritet mes shqiptarëve. 

“Si ka mundësi qeveria të hyjë me një marrëdhënie dypalëshe? Nëse do ishte kohë normale do të ishte skandal, por nuk është kohë normale por luftë. Kemi detyrim për të mbrojtur edhe ata që janë në hall. E ka bërë Gjermania, Franca dhe Holanda. Edhe po mos ta kishin bërë, unë do ta bëja përsëri. Të gjithë ata që kanë një mikrofon para se të shprehin shqetësimet të bëjnë një thirrje që ne ta fitojmë këtë luftë si shqiptarë. Kalimtarë jemi të gjithë. Vijmë dhe ikim,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: Debati publik mori formën e një sulmi të atyre që fatkeqësisht hedhin në mes të luftës, nuk po ndyshojnë dot pllakën e gramafonit. Si ka mundësi qeveria të hyjë me një marrëdhënie dypalëshe? Nëse do ishte kohë normale do të ishte skandal, por nuk është kohë normale por luftë. Kemi detyrim për të mbrojtur edhe ata që janë në hall. Edhe në familjen tuaj ndihmohet ai që është në hall më të madh se të tjerët. Meqë u tha edhe sot fatkeqësisht se ky vendim do të krijojë konflikt social. Unë dua të them se kam besim që historia ka dhënë për shqipatrët një të vërtetë, janë bukë kripë e zemër, dhe nuk ka pse të mos jenë sot. Mes nesh ka një specie e veçantë shqipoje, ka qënë gjithmonë. Nuk e besoj se do t’i kapin nga fyti dhe t’i nxjerrin nga shtëpia. Qiramarrësit e kanë të pamundur që të paguajnë jo se nuk duan por se i ka mbyllur lufta në shtëpi. Si ta nxjerrësh nga shtëpia një student që ta nxjerrësh nga shtëpia? Kjo është ana morale. Të gjithë ata që kanë një mikrofon para se të shprehin shqetësimet të bëjnë një thirrje që ne ta fitojmë këtë luftë si shqiptarë. Kalimtarë jemi të gjithë. Vijmë dhe ikim. Ne nuk e kalojmë dot si ata që vranë njëri-tjetrin, apo si ata që kacafyten për t’i marrë edhe kafshatën e fundit. E ka bërë Gjermania, Franca dhe Holanda. Edhe po mos ta kishin bërë, unë do ta bëja përsëri. Nuk është e vërtetë që akti normativ penalizon qiradhënësin. Aty thuhet qartë që marrëdhënia nuk ndërpritet dot nga ata që kanë dhënë me qeranë shtëpinë, po nuk hidhet dot nga pala tjetër.

Këto deklarata Rama i bëri teska njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll