Politike

3 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA

TIRANË- Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma për familjet në nevojë janë të bollshme. Rama numëroi një e nga një përbërësit e kësaj pakete që tha se është standarte tashmë nga rezervat e shtetit. Qeset që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tha ai, kanë qenë të mëparshmet nga bashkitë dhe fondacionet e ndryshme të bamirësisë.


PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT: Për temën e ndihmave dua të them kaq, shoh një grup jo të organizuar, por me paturpësinë më të madhe tallen me ata që sot sakrifikojnë jetën e tyre duke shkuar derë më derë për një qese.

 

Po ju shpjegoj dhe kjo vlen edhe për ata që kanë shprehur në më shumë sesa një rast që ndihmat ndahen nëpër miq e shokë të Partisë. S’dua të tregoj thesët me patate që ndahen në Francë, por dua t’ju them se kjo është luftë për ekzistencë dhe nëse keni parë qeset, kur t’i shihni duhet të kuptoni se askush nga ata që kanë nevojë të ekzistojnë s’po jep vetë. Ato qeset janë dora e shtrirë e solidaritetit.

Respekt për ata që e bëjnë këtë punë. Ka një gjë, pakot e rezervave të shtetit që janë standartizuar, ka ndihma të bashkive që në fazën e parë ishin ndihma zemre dhe solidariteti. Ka edhe qese të bëra nga Fundjava Ndryshe. Pakoja nuk është një pako që hidhet tek dera për të larë gojën por është një pako standarte, e kam këtu t’jua tregoj, përmban: 4 kg makorona, 5kg oriz, 2 litra vaj, sheqer 2 kg, kripë 1 kg, salcë 1 kg, fasule 4kg, miell 25 kg për një muaj, detergjent 3 kg, sapun 2 pako. Është një pako për 2 javë. Po nuk dalin, mendoni se kjo është kohë për të ngrënë e për të pirë e për të dërguar mesazhe, por s’është kështu.

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 ndihma per familjet ne nevoje rama 3 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 ndihma per familjet ne nevoje rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll