Bota

Revista e njohur publikon dokumentet sekrete: Ushtria amerikane e paralajmëroi para dy dekadash koronavirusin

3 Prill 2020, 14:55 Nga DOSJA
Revista e njohur publikon dokumentet sekrete: Ushtria amerikane e

SHBA– Kur koronavirusi është bërë një pandemi globale, çdo ditë e më tepër mediat e huaja publikojnë artikuj që lidhen me parashikmet  e hershme që janë bërë për COVID-19.

Ditë e sotme revista amerikane “The Nation” ka publikuar disa dokumente ku thotë se ushtria amerikane e ka paralajmëruar prej 20 vitesh shpërthimin e virusit.

Pentagoni e kishte paralajmëruar administratën e presidentit amerikan Donald Trump vite më parë sa i përket kërcënimit të koronavirusit si edhe për mungesën e pajisjeve mjekësore, tregon një dokument sekret i Departamentit amerikan të mbrojtjes, të vitit 2017.

Dokument sekret ky që ‘The Nation’ ka arritur ta sigurojë.

“Kërcënimi më i mundshëm dhe domethënës është një sëmundje e re e frymëmarrjes, veçanërisht një sëmundje e tipit të gripit.”-shkruhej në planin ushtarak.

Ky dokument titullohej Plani USNORTHCOM Dega 3560: Gripi Pandemik dhe Reagimi i Sëmundjeve Infektive, infeksionet e koronavirusëve janë të zakonshme në të gjithë botën.”-të dhëna këto që i referohen mënyrës specifike të koronavirusit që ne po përjetojmë sot.

Ish-kreu i Divizionit të Sëmundjeve Infektive dhe Masave kundër tyre në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, Denis Kaufman ka theksuar se ushtria amerikane ka qenë prej dy dekadash në dijeni për virusin COVID-19.

 “Komuniteti i Inteligjencës ka të paktën dy dekada që ka paralajmëruar mbi kërcënimin nga viruset shumë patogjene të gripit. Ata kanë të paktën pesë vjet që tërheqin vëmendjen tek koronaviruset. Ka pasur disa deklarata kohët e fundit se pandemia e koronavirus përfaqëson një dështim të shërbimeve të inteligjencës…. kjo nuk është e drejtë për paralajmërimet e bëra prej tyre në kohë.“- ka deklaruar Kaufman.

Gjithashtu në planin prej 103 faqesh paralajmërohet se do të ketë edhe mungesë të pajisjeve mjekësore me shpërthimin e koronavirusit, një problem me të cilin bota po përballet prej më shumë se  tre muajsh.

Burimi: TheNation

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota denis kaufman koronavirusi ne shba parashikimi i ushtrise se shba per covid-19 the nation denis kaufman koronavirusi ne shba parashikimi i ushtrise se shba per covid-19 the nation

Sondazh

Poll