Bota

Shkon në 126 numri i të infektuarëve me COVID-19 në Kosovë, 2 pacientë në gjendje të rëndë

3 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
Shkon në 126 numri i të infektuarëve me COVID-19 në

KOSOVË– Pasditen e sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Shëndetësore në Prishtinë dy të prekur me Covid-19, janë në gjendje të rëndë shëndetësore kanë shkruar mediat vendase.

Deri më tani në Kosovë numërohen 126 persona të infektuar nga koronavirusi, ndërsa 7 prej tyre janë në oksigjenoterapi. Ndërkohë mjeku infeksionist Valbon Krasniqi ka thënë se 2 pacientët që janë në gjendje më të rëndë po trajtohen nën kujdesin intensiv.

Por rasti i parë mes dy pacientëve që janë rëndë, ka pesë ditë nën kujdes intensiv, ndërsa rasti i ri ka mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Komuna e Prizrenit.

Por pavarësisht se gjendja e dy pacientëve paraqitet e rëndë, sipas mjekut Krasniqi, nuk është parë i nevojshëm intubimi. Deri më tani në Kosovë ka vdekur vetëm 1 person nga Covid-19.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll