Bota

Rritet bilanci në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave nga COVID-19, numërohen 1.544 të infektuar

3 Prill 2020, 14:31 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave nga COVID-19,

GREQI– Një 52-vjeçar ka vdekur ditën e sotme si shkak i infektimit nga COVID-19 në Greqi, duke e çuar numrin total të viktimave në 57 deri më tani. 52-vjeçari u shtrua në Spitalin Atticon, por fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj lufte të ashpër.

Në total sot në shtetin grek kanë humbur jetën nga virusi vdekjerpurës 4 persona.

Ndërkohë sipas mediave greke është mësuar se në anijen ‘Eleftherios Venizelos’ e cila është vendosur në krantinë afër Athinës numri i të sëmurëve me COVID-19 ka shkuar në 119 nga 380 persona që ndodhen në bord.

Kjo anije është ndaluar që në fund të marsit për shkak se dyshohej për persona të infektuar. Në rang kombëtar Greqia ka regjistruar 57 viktima dhe janë infektuar 1.544 të tjerë.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: Kathimerini.gr 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll