Bota

FOTO/ Djali i vdiq i vetëm në spital, nëna e 13-vjeçarit musliman pëson goditjen fatale! S’lejohet të marrë pjesë në

3 Prill 2020, 14:00 Nga DOSJA
FOTO/ Djali i vdiq i vetëm në spital, nëna e 13-vjeçarit

MBRETËRI E BASHKUAR– Familja e viktimës më të re të koronavirusit në Britani, nuk mund të marrë pjesë në varrimin e djalit të tyre, pasi u detyruan të izoloheshin sepse vëllai dhe motra e tij po shfaqin simptoma të sëmundjes.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, në jug të Londrës, vdiq i vetëm në Spitalin e King’s College në orët e para të së hënës. Në mënyrë tragjike, nëna e tij dhe gjashtë motrat tani do të detyrohen të vëzhgojnë funeralin e tij në një transmetim të drejtpërdrejtë kur të ndodhë.

Shoku i familjes, Mark Stephenson, i cili ngriti një apel në GoFundMe për familjen, tha se vëllai dhe motra më e vogël e Ismailit kanë zhvilluar simptoma të buta, përfshirë një temperaturë dhe humbje të shijes.

Vetëm dhjetë persona do të lejohen të marrin pjesë në funeralin për shkak të kufizimeve të qeverisë.

Sipas zakonit islam, trupi tradicionalisht dërgohet në xhami së pari për lutje të veçanta, por për shkak se të gjitha vendet e adhurimit janë mbyllur aktualisht, Ismaili do të merret direkt në varreza nga një morg në jug të Londrës. Vetëm dy makina do të përbëjnë kortezhin e funeralit.

Një i afërm i djalit i tha MailOnline se dhjetë personat që do të marrin pjesë në varrosjen e tij do të përbëhen kryesisht nga të afërm meshkuj që përbëjnë disa nga xhaxhallarët dhe kushërinjtë e Ismailit.

Miqtë dhe të afërmit kanë shkuar në shtëpi si shenjë respekti, por jo duke hyrë në të. Ata thjeshtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, dhe kanë folur në distancë, nga dritarja.

“Kjo është një tragjedi për familjen. Ata janë të njohur mirë në komunitetin somalez në Brixton dhe është shumë e trishtueshme për të gjithë ne që Ismaili nuk do të varroset si musliman me të gjitha ritualet tradicionale,”- u shpreh një i afërm i familjes.

Ismaili, rezultoi pozitiv me koronavirus, një ditë pasi u pranua në Spitalin e King’s College. Ai vdiq të hënën në 3 të mëngjesit pasi mushkëritë e tij nuk funksionuan më dhe ai pati një atak kardiak.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani covid 19 i merr jeten 13-vjecarit ismail mohamed abdulwahab britani covid 19 i merr jeten 13-vjecarit ismail mohamed abdulwahab

Sondazh

Poll