Aktualitet

COVID-19/ 4 milionë euro ndihmë për pajisje mjekësore, Soreca mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së dhe Manastirliun

3 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA
COVID-19/ 4 milionë euro ndihmë për pajisje mjekësore,

Tiranë- Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë,  gjatë një mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së në Shqipëri, Brian Willimas, kanë nënshkruar marrëveshjen që aktivizon menjëherë fondet e BE për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

BE i dha 50 milionë euro grant Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19, nga të cilat 4 milionë euro për pajisje mjekësore. Fondi për pajisje mjekësore është aktivizuar menjëherë. Në mbledhje ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. William deklaroi ka deklaruar se Bashkimi Europian po mbështet  Shqipërinë në luftën me COVID-19 dhe përgëzoi qeverinë shqiptare për masat e marra.

“Qeveria shqiptare duhet përgëzuar për masat e saj të shpejta dhe të plota për distancimin fizik, testimin, gjurmimim, për komunikimin e informacioneve të gjitha me qëllim për zbutjen e kurbës. Përgëzime ministres Manastriliu, Ramës dhe qeverisë për bashkëpunimin kolektiv. OKB ju mbështet. Mbështetja e BE në këtë moment është në kohën e duhur”, u shpreh William.

Pak ditë më parë Ambasdori i BE-së Luigi Soreca njoftoi se Bashkimi Europian ka akorduar 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë,  për të luftuar krizën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 milionë euro ndihmë për paisje mjekësore luigi soreca 4 milionë euro ndihmë për paisje mjekësore luigi soreca

Sondazh

Poll