Politike

“Histeria e qiradhënësve politikë”, Erion Braçe replikon me Lulzim Bashën: Të themi disa të vërteta, me kë je, me o

3 Prill 2020, 10:37 Nga DOSJA
“Histeria e qiradhënësve politikë”, Erion

TIRANË-  Zv/kryeministri Erion Braçe ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashapas qëndrimit publik të PD, kundër aktit normativ të qeverisë që detyron qiradhënësit të mos bëjnë presione për të marrë qiratë nga biznesi i vogël, studentët dhe familjarët që kanë ngelur pa punë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe pyet Bashën se në krahun e kujt është në këtë luftë, në anën e oligarkëve që japin me qira mijëra katrorë apo të qytetarëve.

REAGIMI I PLOTË:

NDAJE MENDJEN ÇUN,JE NE LUFTE ME OLIGARKET APO NE LUFTE PER TA?! Çfare e zgjoi nga gjumi LYLEZIM BASHEN qe shpertheu histerine dje ne darke? Te themi disa #TEVERTETA;

1. Qiradhenesit e medhenj ne kete vend nuk jane njerezit e zakonshem,
ata qe japin me qira nje apartament
60, 80, 100M2;

2. Qiradhenesit e medhenj ne kete vend jane ata qe zoterojne mijera metra katrore siperfaqe te pasurive te paluajtshme;

3. Pasurite e medha ne sistemin e qiradhenies i kane Ndertuesit e Medhenj dhe Pronaret e Trojeve ku kane ndertuar te paret;

 

4. Te paret, LYLEZIM BASHA i ka sulmuar fort si OLIGARKE- ka nder ta qe merren me politike, media, ka nder ta qe jane kliente te medhenj te politikes; Te dytet, merren me politike, kane familjaret ne politike si perfaqesues te tyre; DONI TI IDENTIFIKONI?
SHIHJUNI DEKLARIMET E PASURIVE NE 10 VITET E FUNDIT, DEPUTETE,
ISH DEPUTETE, ISH MINISTRA, ISH KRYEMINISTRA E FEMIJE TE TYRE;

Per transparence, krahasojini me te mia pershembull. Eshte turp te zoterosh pasuri te patundshme dhe eshte turp ti japesh ato me qira? JOOOOOOOOOOO! Turp eshte ti kesh krijuar duke grabitur, permes favoreve te njenashme, klienteliste, dokumentave te falsifikuar e gjyqeve farse, me deshmitare te rreme e gjyqtare te blere me para ose troje; Turp eshte te mos deklarosh ne tatimeve kontratat e qirase dhe te ardhurat maramendese prej tyre; TURP MBI TE GJITHA ESHTE QE, NE KETE SITUATE TE RENDE TE MOS PRANOSH AS SHTYRJE TE ARKETIMIT TE FITIMEVE NGA QIRAJA, ASNJE DITE, ASNJE JAVE, AS DY MUAJ! Akoma me turp eshte kur llogarine e ke perplot, por kalon ne histeri per vonesen e stermbushjes se saj me dy muaj!

TURP FARE FARE FARE ESHTE TE PERDORESH POZITEN TENDE POLITIKE, PER PARATE E TUA, HEM SI QIRADHENES, HEM SI BOSI POLITIK I QIRADHENESIT TE MADH! Tani nje pyetje kam per tatimet; A e degjuat sa e madhe dhe sa e forte ishte histeria e qiradhenesve politike dje? A E KUPTONI SA I MADH ESHTE EVAZIONI FISKAL I TYRE? Keta jane objekti i punes suaj, jo vetem njerezit e zakonshem me nga 60M2 pasuri!

Dje, kyeministri Edi Rama njoftoi se do të ndalohen pagesat e qirave për bizneset e vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Ai u shpreh se qiraja e prapambetur do të paguhet në mënyrë propocionale pas muajit maj të këtij viti. Kreu i qeverisë, i quajti “të babëzitur” të gjithë ata qiradhënës që kërkojnë paratë në një kohë ‘lufte’. Akti u quajt propagandë nga PD, që theksoi se shumë qytetarë qiranë e kanë të vetmin burim financiar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike del akti normativ për qiratë ekonomia pas koronavirusit erion brace lulzim basha del akti normativ për qiratë ekonomia pas koronavirusit erion brace lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 10:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zja...