Politike

COVID-19/ David Sassol: Ballkani Perëndimor do të përfshihet në mekanizat reagues të BE-së

3 Prill 2020, 09:01 Nga DOSJA
COVID-19/ David Sassol: Ballkani Perëndimor do të përfshihet

Tiranë- Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassol ka deklaruar së fundmi se Ballkani Perëndimor do të përfshihet në mekanizat reagues të BE-së, për situatën e krijuar pas përhapjes së COVID-19. Sassoli nëpërmjet një letre drejtuar kryeparlamentarëve të rajonit, përfshirë këtu edhe Gramoz Ruçin thekson se BE po merr në konsideratë kërkesat e tyre për lehtësimin e rregullave për eksportet e paisjeve mjekësore dhe shtimin e ndihmës për luftën ndaj pandemisë COVID-19. Sipas presidentit të PE-së, çdo masë e marrë në nivel europian duhet të përfshijë edhe Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne po përjetojmë një sfidë të paparë, te shkaktuar nga pandemia COVIC-19. Një problem global nuk mund të ketë zgjidhje kombëtare, dhe në shumë aspekte, kjo përhapje e Koronavirusit është një test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet evropiane vepruan mirë dhe paraqitën një linjë unike në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe që përpiqen të mos lënë mënjanë vendet më të brishta. Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë evropiane dhe prirja e tyre evropiane është përtej çdo dyshimi. Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëballur me pandeminë COVID. Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues. Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë.”,  shkruan ai.

Më 26 mars, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i drejtoi një letër Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të marrin masa për luftën ndaj epidemisë dhe të lejojnë eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli david sassoli

Sondazh

Poll