Politike

Mbërrijnë 5 respiratorë të tjerë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Rama: Forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për luft

3 Prill 2020, 07:21 Nga DOSJA
Mbërrijnë 5 respiratorë të tjerë në spitalin

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me covid-19. shprehet Rama në një postim në Facebook, teksa publikon edhe foto të tyre.

Një ditë më parë, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se kanë mbërritur pesë respiratorët e parë. Në ditët në vazhdim pritet të mbërrijnë edhe 45 respiratorë të tjerë.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

f.m/j.v/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi respiratoret spitali “shefqet ndroqi” edi rama koronavirusi ne shqiperi respiratoret spitali “shefqet ndroqi”

Sondazh

Poll