Politike

Hyn në fuqi shtyrja e qirave, PD e quan propagandë, Rama: Honxhobonxhotë duan trazira, edhe Gjermania e Franca kështu veprua

3 Prill 2020, 05:35 Nga DOSJA
Hyn në fuqi shtyrja e qirave, PD e quan propagandë, Rama:

SHQIPERI- Një ditë pasi e njoftoi përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama e ka firmosur aktin normativ që është botuar sot në Fletoren Zyrtare për të shtyrë pagesën e qirave për 2 muaj (prillin dhe majin) për 3 kategori, biznesin e vogël, familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të COVID dhe për studentët.
Detyrimi i prapambetur i këtyre  dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020”, thuhet në vendim.

Në vendim nënvizohet se të gjithë qiradhënësit të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim pritet të përballen me penalitete të cilat do të jenë në masën 5 herë më të lartë se vlera e qirasë.  “Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik. Qiradhënësit, të cilët nuk e zbatojnë këtë pikë, dënohen me gjobë në masën e pesëfishit të qirasë mujore përkatëse. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”, shkruhet në vendim, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që vendimi ka hasur në pakënaqësi nga opozita. Demokratët e quajnë vendimin të rrezikshëm dhe që do të sjellë përplasje mes shqiptarëve. Nuk ka munguar përgjigjia e Ramës, i cili thotë se për këtë, qeveria u bazua në shembullin gjerman dhe francez, që ashtu si Shqipëria, detyrimin e prapambetur, kanë vendosur që të shlyhet në përfundim të situatës me koronavirusin.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike del akti normativ për qiratë edi rama koronavirusi ne shqiperi del akti normativ për qiratë edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll