Politike

“Nuk ka ardhur fundi i botës”, Basha publikon mesazhin kuptimplotë: Rrugët bosh tregojnë dashurinë që kemi ndaj njëri

3 Prill 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Nuk ka ardhur fundi i botës”, Basha publikon mesazhin

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një mesazh që vjen nga qyteti i New Yorkut, tani që rrugët janë boshatisur për shkak të koronavirusit. Në një status në Facebook, Basha ka publikuar tabelën e vënë në New York, ku shkruhet se rrugët bosh nuk tregojnë fundin e botës por një akt dashurie dhe se sa shumë kujdesemi për njëri-tjetrin.

“Mesazh prekës dhe kuptimplotë nga qyteti i New York-ut: “Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes “erdhi fundi i botës”. Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë! Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për tu ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin! Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”– shkruan Basha.

Ky mesazh vjen në një kohë që numri i të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll