Politike

3 Prill 2020, 10:34 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zjarrit. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video ku shihet situata në botë që është krijuar për shkak të koronavirusit dhe bën thirrje për izolim. Rama shkruan se ka qenë rezistenca dhe masat e marra nga qeveria, ajo që e ka ndaluar Covid-19 të bëjë kërdinë në vendin tonë dhe shton se asgjë tjetër nuk vlen më shumë se jetët tona. 

” *kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur. Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha! Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër!Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo dite në vijim moton jetike të luftës sonë: ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më! Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar! Sot jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim vrima në barrikadat tona!”- shkruan Rama krahas videos.

Ky reagim ka vjen pasi bilanci i tw prekurve nw Shqipwri ka shkuar nw 304. Lajmi i mirë i ditës së sotme është se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë shëruar në total 89 persona. Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Rasti i Shkodrës, ku i infektuar mes 12 personave është edhe një fëmijë 13 vjeç, ka risjellë apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur masat e distancimit social, duke theksuar evitimin e takimeve në familje dhe fis.  Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.  Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll