Politike

COVID-19/ Rama: Nga nesër në orën 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, të gjithë në shtëpi

3 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama: Nga nesër në orën 13:00 deri në 05:00

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se gjatë fundjavës shqiptarët duhet të izolohen në banesat e tyre. Kryeministri ka deklaruar se duke nisur nga nesër në orën 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, çdo qytetar duhet të qëndrojë në shtëpi.

“Nga nesër e  shtun, 13:00, deri të hënën 05:00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi“, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Ndërkohë,  gjatë javës çdo qytetarët që do të bëjë pazar, duhet të njoftojë autoritetet një ditë para dhe pas marrjes së autorizimit mund të dalë nga banesa. Lejohet një vetëm një person në familje të bëjë pazar dhe orari i lejuar është vetëm 1 orë në ditë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll