Politike

“Unë nuk dua asnjë cent”, Rama i përgjigjet Fevziut: S’e bëj detin kos, mediat të marrin kredi nëse duan ndihmë

2 Prill 2020, 20:11 Nga DOSJA
“Unë nuk dua asnjë cent”, Rama i përgjigjet Fevziut:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat, ku ka thënë se nuk do kenë ndihma për mediat. Rama u pyet sot nga gazetari Blendi Fevziu, nëse do kishte një paketë financiare, kryeministri tha se nuk do mbështeten me grante, por mund të marrin vetëm kredi,

Fevziu: A do keni paketë për mediat, e përmendi edhe Berisha dhe Basha. S’po them për vete se nuk dua asnjë cent.

Rama: Ti do japësh vetë njeherë. Ai i pari është piramidë. Kishte teorinë më jep një të të jap dy. Unë nuk e bëj detin kos. Nuk e di ça kuptojnë këta. Ai të më thotë që duhen mbështetur mediat, të më thotë cilat nga mediat, ato që thoshte janë të gjitha të kriminalizuara. Mediat janë biznese të mëdha. Nuk i mbështesim dot me grante por të marrin kredi dhe të paguajnë punënjësit e tyre. Gazetarët janë temë tjetër. Përsa kohë flitet për shkurtim emisionesh komerciale, nuk është problem i qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 ndihma per median edi rama masat kunder covid 19 ndihma per median

Sondazh

Poll