Politike

Hervin Çuli i kërkoi fonde për Teatri, Rama e ironizon ‘live’: Të shkojnë të gjithë atje dhe të marrin koronavirus?

2 Prill 2020, 20:09 Nga DOSJA
Hervin Çuli i kërkoi fonde për Teatri, Rama e ironizon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje letrës publike të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, i cili i kërkonte fonde për artin.

Rama tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë pasi nëse rihapej Teatri Kombëtar, do të ishte një burim për përhapjen e koronavirusit.

“Ai më tregonte se të mbështetsim Teatrin se më tregonte edhe që kishte larë shumë duart. Të mbështesim tani teatrin që të shkojnë të gjithë të marrin koronavirus,”-tha Rama.

Ditën e sotme, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar fonde dhe mbështetje për një projekt të ri për të cilin bashkë më aktorët e tjerë e kanë menduar gjatë karantinës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hervin culi koronavirusi ne shqiperi edi rama hervin culi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll