Politike

Emigrantët e bllokuar jashtë, Rama: Rrini aty, mos lëvizni. Nuk përballojmë dot hapjen e kufijve

2 Prill 2020, 20:01 Nga DOSJA
Emigrantët e bllokuar jashtë, Rama: Rrini aty, mos lëvizni. Nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për shqiptarët e mbetur jashtë, ku ka deklaruar se nuk mund të përballohet hapja e kufijve, pasi kjo do ishte një bombë. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Rama u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të qëndojnë në vendet e ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre.

Riatdhësimi i shqiptarëve se kam marrë shumë mesazhe nga studentët në Turqi? Çfarë do bëhet me ta?

Unë Turqinë e dua shumë, por nuk di turqisht. Shqip e kam dhënë. Motra e vëllezër, mos kërkoni se është e pamundur. Mos tentoni të vini se kufiri është i mbyllur. Nuk e përballojmë dot hapjen e kufijve. Dhe të mbledhim bombat. Rrini aty ku rrinit. Keni bursat, të ulen dhe të mësojnë ditë-natë dhe të jenë gati kur të hapet shkolla. Kur lancuam një listë për ata që ishin në pikë të hallit, dhe bashkëpunuam edhe me presidentin. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë dhe doli presidenti i dorëzuar dhe tha që me këtë kemi hapur një gropë të madhe.

Ata që janë në Greqi, nuk do marrin gjobë. Kemi folur, nuk është e vërtetë. Është teorike. Kam folur me kryeministrin e Greqisë, personalisht. Kanë mbetur andej jo se kanë shkelur ligjin por sepse nuk futen sot. Ne Shqipëria, nuk e kemi luksin për të hapur kufirin. Nuk kam ça them tjetër.

Reagimi i Ramës vjen pas shqetësimeve të shumta nga emigrantët që kanë mbetur të bllokuar në kufi dhe nuk lejohen që të vijnë në Shqipëri. Dhe pse Edi Rama u shpreh se asnjë emigrant në Greqi që kalon afatin 90 ditor, nuk do penalizohet me gjobë, por disa prej qytetarëve që kanë kalaur kufirin janë penalizuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emigrantet e bllokuar edi rama emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll