Politike

‘Shohim pak numrin e të vdekurve?’/ Rama nuk pranon: Një minutë mo, po mos të kishim marrë masat do ishim kampi

2 Prill 2020, 20:28 Nga DOSJA
‘Shohim pak numrin e të vdekurve?’/ Rama nuk pranon: Një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të flasë për personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se nëse qeveria e tij nuk do të kishte marrë masat, shifrat do të ishin të frikshme.

Kreu i qeverisë bëri “fajtore” për koronavirusin në Shqipëri, Italinë për shkak të afërsisë që kanë dy vendet dhe lëvizjen e madhe të qytetarëve.

PJESA NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Të shohim pak numrin e të vdekurve?

Edi Rama: Nuk dua t’i shoh fare. Një minutë mo një minutë. Ato maten për 1 milionë banorë. Pra në mestare jemi pak a shumë në të njëjtin nivel. Më lejoni t’ju kujtoj se u përballëm më shumë se të tjerët se ishim përballë Italisë. Ne kishim më shumë të vdekur se gjithë të tjerët, tani shifrat po ulet. Në skenarin tonë optimist po mos të kishim marrë masat, do ishim kampionë bote. Do kishim kaluar në mijëra të vdekur.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll