Aktualitet

3 Prill 2020, 05:30 Nga DOSJA

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. Mësohet se  33 qytetarë janë lejuar që të futen në atdhe nga pika doganore e Kakavijës dhe 100 të tjerë nga pika doganore e Kapshticës, pasi kanë marrë një autorizim nga ambasada shqiptare në Athinë.

Ndërkohë, shumë qytetarë shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në këtë pikë doganore.  E njëta situatë është edhe në kufirin me Malin e Zi, ku një grup emigrantësh nuk lejohen të futen në tokën shqiptare. Shqiptarët po qëndrojnë mes të ftohtit në pikat doganore, pasi qeveria nuk merr vendimin për riatdhesimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19,  nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Ai iu bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre. Kryeministri tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë greke dhe se shqiptarët që kalojnë afatin 90 ditor të qëndrimit nuk do të gjobiten.

Reagime për këtë çështje ka pasur edhe nga selia blu. Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se qeveria duhet të lejojë që të kthehen në atdhe shqiptarët. Ndërsa, kreu i shtetit, presidenti Ilir Meta, është shprehur se po ndjek me shqetësim situatën dhe sipas tij autoritetet përkatëse duhet të japin informacion.

Pse ka ardhur ky problem?

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera. Në pikat doganore lejohen të kalojnë vetëm kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mjete spitalore. Qeveria për pak ditë nisi edhe procesin e riatdhesimit, ku sipas Ramës me avionin “Lasgushi” u riatdhesuan shqiptarët që kishin ngelur nëpër hotele jashtë vendit dhe studentët në pikë të hallit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama emigrantet e bllokuar ilir meta lulzim basha edi rama emigrantet e bllokuar ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2020, 20:59

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka folur sot për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje direkte me emisionin ...