Aktualitet

Konfirmohen 12 raste të tjera me koronavirus në Shkodër, të gjithë u infektuan nga të afërmit

2 Prill 2020, 20:49 Nga DOSJA
Konfirmohen 12 raste të tjera me koronavirus në Shkodër, të

TIRANË– Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se janë kryer gjithsej 15 teste, por 3 kanë dalë negativë. Mësohet se të infektuarit janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme. 

Mesa duket të infektuarit nuk i kanë zbatuar rregullat dhe kanë infektuar edhe të afërmit e tyre, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sot në Shkodër, dy raste të tjera dolën pozitivë. Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare nga Kirasi dhe një burrë 55 vjeç nga Dobraçi. 65-vjeçares i kishte vdekur i shoqi dy javë më parë, ku është mbajtur edhe ceremonia mortore. Kjo gjë mendohet se mund të ketë sjellë edhe infektimin e të moshuarës me Covid-19. Ndërsa 55-vjeçari mendohet se ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll