Bota

Pamje të TRISHTA nga Spanja, parkingu trekatësh dhe pista e patinazhit kthehen në morg, arkivolët të rreshtuar

3 Prill 2020, 06:39 Nga DOSJA
Pamje të TRISHTA nga Spanja, parkingu trekatësh dhe pista e patinazhit

SPANJË– Pamje të trishta vijnë nga Barcelona ku një ndërtesë treëkatëshe që shërbente për parking është kthyer tashmë në një morg, për të mbajtur arkivolët. Kjo pasi, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, morgu i Barcelonës nuk ka më vende

Siç e shikoni edhe në pamje, arkivolët janë të rreshtuar njëri pas tjetrit, pamje këto që të thyejnë zermën. Edhe në Madrid po ndodh e njëjta gjë, pasi sheshi kryesor i patinazhit në Madrid, Palacio de Hielo, është shndërruar në morg.

Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën nga virusi 10,348 persona. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 961 viktima.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Lajm i mirë është 213,133 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Tashmë epiqendra e virusit është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barcelone koronavirusi ne spanje soanje barcelone koronavirusi ne spanje soanje

Sondazh

Poll