Bota

U akuzua se alarmoi vendin për përhapjen e Covid-19/ Kina shpall dëshmor mjekun Li Wenliang

2 Prill 2020, 21:07 Nga DOSJA
U akuzua se alarmoi vendin për përhapjen e Covid-19/ Kina shpall

KINA- Ditën e sotme, Kina i ka dhënë titullin “dëshmor” 14 mjekëve, të cilët ishin në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Ndërsa mjekut Li Wenliang, i cili vdiq në 7 shkurt, i është dhënë një titull më i lartë.

Wenluang ishte ndër të parët që dalloi se kishte një lidhje  midis pneumonia anomale në Wuhan me SARS-in e vitit 2003.

“Mjekut Li i është dhënë titulli “Nderi më i lartë” pasi sakrifikoi me guxim jetën për kombin, shoqërinë dhe njerëzit” , – kanë njoftuar mediat e huaja.

Para se të ndërronte jetë, 34-vjeçari ishte ‘paralajmëruar’ nga policia pasi akuzohej se kishte përhapur informacione të rreme në internet për pandeminë.

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë li wenliang koronavirusi në kinë li wenliang

Sondazh

Poll