Bota

Regjistrohet viktima më e re në Rusi/ Humb jetën nënë e dy fëmijëve në moshën 36 vjeçare

2 Prill 2020, 19:19 Nga DOSJA
Regjistrohet viktima më e re në Rusi/ Humb jetën nënë e

RUSI- Redaktorja ruse Anastasia Petrova, ka humbur jetën nga sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit duke u bërë kështu viktima më e re në këtë shtet. Ajo punonte në një biznes të vogël në qytetin Perm, por gjatë kohës që u përhap Covid-19, nisi të punonte  nga shtëpia ku dhe kujdesej për dy djemtë, ku njëri ishte në moshën 12 vjeç dhe tjetri në moshën 10 vjeç.

Ajo shfaqi simptomat e Covid-19 para një jave dhe pas analizave ajo ka rezultuar e infektuar nga sëmundja. Ndërkohë ajo ka konfirmuar se kishte pasur kontakte me tre persona që kishin ardhur nga shtete të tjera. Ajo kishte bërë dy teste brenda një jave ku fatëkeqësisht të dy kanë rezultuar pozitiv, ndërsa gjendja e saj filloi të përkeqësohej. Ndërkohë komunikimin e fundit të  saj e bëri me shoqen e saj Yulia, ku i ka thënë se ndihet shumë keq.

Yulia, testi im i dytë rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ndihem shumë keq”.-ka thënë  ajo dhe vetëm disa orë më pas ka ndërruar jetë. Fatmirësisht dy djemtë e Anastasias, kanë rezultuar negativ për koronavirusin.

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anastasia petrova koronavirusi ne rusi anastasia petrova koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll