Bota

“Një dramë brenda drame” në Brescia, në pamundësi për të varrosur të afërmit, familjarëve u ofrohen foto nga funer

2 Prill 2020, 19:29 Nga DOSJA
“Një dramë brenda drame” në Brescia, në

ITALI – Gjatë këtyre javëve në mediat e huaja është folur gjatë dhe ka pasur me  dhjetëra artikuj sa i përket trupave të pajetë të viktimave dhe menaxhimit të ceremonive funerale.

Së fundmi në mediat e huaja është rapotuar se disa familjarë nuk kanë mundur të gjejnë trupat e pajetë  të  të afërmëve të tyre që humbën betejën me koronavirusin, prandaj edhe personi që punon me varrimet i ka ndihmuar duke fotogarfuar çdo varrim.

“Është një dramë brenda drame, çështja e ceremonive mortore në kohët e koronavirusit në Itali. Pacientët që nuk ia dalin vdesin vetëm në një shtrat spitali dhe më pas, të vetëm varrosen.”– shkruan Giornale di Brescia.

Në shumicën e rasteve familjet e viktimave janë të izoluar, pasi kanë qenë në kontakt me të ndjerin.

Çdo të vdekuri në Itali i kushtohet një bekim i shkurtër në varreza dhe jo në kishë, ashru siç ndodhte  para përhapjes së virusit, për të shmangur grumbullimet e njerëzve. Vetëm në zonën e Brescias deri tani ka pasur të paktën 1327  të vdekur dhe të paktën 7800 të infektuar.

Gjatë këtyre ditëve të vështira që kanë trondit qytetin e Brescias, ka shumë gjeste mëshire dhe bamirësie të cilat tentojnë t’i rikthejnë sadopak dinjitet situatës. Të gjitha ato agjenci dhe stafe që merren menaxhimin e viktimave të  Covid-19, po u dedikojnë një përkujdesje maksimale dhe më të ndjerë familjeve të viktimave.

Në këtë mënyrë veprojnë shërbimet funerale, të cilat duke devijuar itinerarin nga morgu në varreza, ua çojnë makinën me arkëmortin familjarëve poshtë shtëpisë, ku familjarët të kenë mundësi t’u japin lamtumirën e fundit të afërmve të tyre.

Një person që punon në hapjen e varreve në Itali ka bërë një njoftimin në profilin e tij në Facebook, ku thotë se prej disa ditësh ai fotografon vendet ku varrosen të vdekurit nga Covid-19, pasi familjet nuk do të ishin në gjendje as t’i gjenin familjarët në mesin e mijëra të vdekurve.

“Kjo pandemi po u mohon familjeve përqafimin e të ndjerëve. Edhe pse është një gjest i vogël, duam që të gjithë ta ndjejnë afrimitetin.”– ka thënë Pierluigi Bianchini, qytetari i parë i Castenedolo.

Gjithashtu edhe priftërinjtë janë më të përkushtuar gjatë kësaj kohe për t’u dhënë ngushëllim besimtarëve, si Marco Mori i Kishës Shën Pali, protagonist i një fotoje simbol të kësaj drame.

“Më ka ndodhur të bekoj edhe 18 trupa në një ditë të vetme. Megjithatë, alternativa jonë e vetme mbetet shpresa.”- ka thënë ai.

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:  giornaledibrescia

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brescia koronavirusi ne itali brescia koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll