Bota

E zuri gjumi mbi tavolinë nga lodhja/ Fotoja e saj përloti botën, infermerja italiane fiton betejën me Covid-19: Mezi pres t

2 Prill 2020, 20:34 Nga DOSJA
E zuri gjumi mbi tavolinë nga lodhja/ Fotoja e saj përloti botën,

ITALI– Inferimerja Elena nga Italia, e cila disa javë më parë bëri xhiron e rrjetit është shëruar nga sëmundja e koronavirusit.

Mediat e huaja disa javë më parë bënë publike një foto të infermieres, e cila nga lodhja e ishte mbështetur që të flinte mbi tastierën e kompjuterit, ndërkohë që akoma nuk kishte hequr dorezat dhe veshjen pasi ishte kthyer nga spitali. 43-vjeçarja pak ditë më vonë rezultoi pozitive me Covid-19, dhe më pas u shtrua në spitalin vendas ku qëndroi për 17 ditë nën kujdesin e kolegëve.

Fatmirësisht ditën e sotme është dhënë lajmi se ajo është shëruar, ndërsa infermierja është shprehur se mezi pret të kthehet përsëri në krye të detyrës.

“Jam shumë mirë, falë Zotit nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”– ka thënë infermierja 43-vjeçare.

Po ashtu dhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, pas lajmit të shërimit të infermieres ka postuar foton e saj duke e falenderuar për kontributin e saj.

“Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”- shkruan në “Facebook” Di Maio.

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:Corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni elena koronavirusi ne itali luigi di maio elena koronavirusi ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll