Bota

Mbi 1 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, Europa epiqendra e virusit

3 Prill 2020, 06:23 Nga DOSJA
Mbi 1 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në të

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Lajm i mirë është 225,603 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Tashmë epiqendra e virusit është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 14681,  ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën nga virusi 10,935 persona.  Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Francë, pasi aty kanë humbur jetën 5,387 persona. Po kështu, në Gjermani janë shënuar 1, 208 viktima. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë masa për COVID-19, pasi aty nga virusi kanë humbur jetën 6,572 persona.

Virusi është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë.

Në Shqipëri,  numri i personave të infektuar  ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: .worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll