Bota

Infektohen nga koronavirusi dhjetra punonjëse seksi, ‘alarmohet’ Japonia, dyshohet se mund t’ja kenë ngjitur qindra të

2 Prill 2020, 19:43 Nga DOSJA
Infektohen nga koronavirusi dhjetra punonjëse seksi,

JAPONI–  Dhjetra punonjëse seksi, në Tokio të Japonisë kanë rezultuar të infektuara me koronavirusi, pasi kishin ‘punuar’ me klientë të ndryshëm.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Japonia tashmë është alarmuar pasi ato mund të kenë infektuar qindra persona të tjerë dhe kanë nisur menjëherë hetimet e personave me të cilët ato kanë kryerë marrëdhënie.

Deri më tani në Japoni numri i të infektuarëve ka shkuar në 2100 ndërsa numri i viktimava në 57. Por mediat kanë shtuar se pas kësaj situate Japonia mund të marrë përmasa të mëdah pasi në zona që punonin prositutat vizitohet nga 300,000 persona çdo ditë.

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni koronavirusi ne japoni

Sondazh

Poll