Bota

Koronavirusi shton idetë brilante/ Mjekët shqiptarë në mbarë botën hapin ‘spitalin virtual’, ja cilat shërbime ofrojn

2 Prill 2020, 19:52 Nga DOSJA
Koronavirusi shton idetë brilante/ Mjekët shqiptarë në

TIRANË– Koronavirusi ka mbyllur në shtëpi me miliona njerëz në mbarë botën, ndërsa ka infektuar mbi 1 milionë pacientë dhe ka vrarë mbi 50  mijë të tjerë.

E gjatë këtyre javëve të vështira janë mjekët ata që përballen të parët me  këtë luftë të egër, ata janë në frontin e parë.

E për rrjedhojë të gjithë qytetarët sot kërkojnë vetëm mjekët për këshilla, sugjerime dhe lajme qetësuese për këtë situatë aspak e qetë.

Prandaj në shërbim të shumë qytetarëve një grup mjekësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende  të ndryshme të botës kanë krijuar një platformë informative mbi Covid-19.

Ata e kanë cilësuar këtë platformë “Spital Virtual” dhe kjo për një qëllim, pasi një nga mjekët, Besart Çuko, e kësaj iniciativë të quajtur ‘Milano për Shqipërinë’, ka treguar për Euronews Albania se përgjigjet nga mjekët do të kthehen në kohë rekord, duke qenë të disponueshëm 24 orë.

Kjo platformë është në gjuhën shqipe, ku në këtë mënyrë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë do ta kenë më të lehtë ta përdorin. Ndër të tjera Çuko ka thënë  se numri i profesionistëve që po bëhen pjesë e platformës po shtohet çdo ditë e së fundmi edhe me profesione të tjera që lidhen me përballimin e kësaj situate.

Mjekët  në 24 orë do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të njerëzve, në mënyrë profesionale dhe bazuar mbi fakte të vërtetuara shkencërisht. Theksohet se informacionet që do të ofrohen në platformë janë falas.

Adresa e saktë e kësaj platforme funksionale është: www.milanomedical.eu/milano-per-shqiperine/

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora besart çuko koronavirusi ne shqiperi besart çuko koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll